PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Të premten pritet të hiqen ose lehtësohen disa kufizime

,

Këtë javë qeveria do të vendosë lehtësimin gradual të kufizimeve, përfshi edhe ato për limitimin e orëve të sherbimit dhe numrin e klientëve në restorantet dhe baret.

Sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cilat kufizime do të hiqen, do të diskutohet nga kabineti të mërkurën. Përgatitjet janë në duart e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

Pas bisedimeve të së Mërkurës, vendimi për heqjen ose zbutjen e disa kufizimeve merret në mbledhjen e qeverisë. Sipas parashikimit të YLE, më shpejta, kur këto vendime mund të hyjnë në fuqi është dita e premte 7 maj.

Kufizime më të lehta për tarracat?
Të paktën, qeveria këtë javë do të vlerësojë nëse tarracat në ajër të hapur dhe restorantet e ngrënies mund të kenë një orar më të gjatë për të shërbyer, si edhe orë më të gjata për shitjet e alkoolit.

Zgjatja e orëve të shërbimit për tarracat në ajër të hapur kryesisht varet nga fakti nëse rreziku i infektimit mund të tregohet më i ulët se sa brenda.

Përveç lehtësimit të kufizimeve në orët e hapjes, po konsiderohen edhe ndryshimet në numrin e lejuar të klientëve.

Kufizimet në numrin e klientëve nuk zbatohen për tarracat në natyrë, por në rajonet me kufizimet më të rrepta, baret dhe pub-et mund të marrin vetëm një të tretën e numrit të tyre normal të klientëve, dhe restorantet gjysmën. Në rajone me kufizime më të lehta, pub-et mund të marrin gjysmën, dhe restorantet e ngrënies tre të katërtat e kapacitetit të tyre maksimal.

Një zgjatje e orëve të hapjes së restoranteve për të gjithë vendin është duke u rishikuar, por çdo vendim do të marrë në konsideratë edhe ndryshimet rajonale të niveleve të infeksionit.

Drejtori i Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë Pasi Pohjola tha se rregullimet do të bëhen kryesisht në bazë të vlerësimeve nga Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL) sipas numrit të infeksioneve në rrethet spitalore dhe ngarkesave të çështjeve të trajtuara nga institucionet e kujdesit mjekësor.

“Sigurisht, për ato zona ku situata është përmirësuar qartë, mund të ketë një lehtësim të kufizimeve,” tha Pohjola.

Më shumë fleksibilitet
Kufizimet në orët e hapjes në Satakunta dhe Ostrobothnia u ndryshuan javën e kaluar për të reflektuar që shkalla e infeksionit në ato rajone është në nivel të ulët. East Savo dhe Kymenlaakso aktualisht kanë kufizime më të rrepta se sa zonat e tjera, pasi situata është më e rëndë.

Në Kanta-Häme, një “model i nivelit të mesëm” u prezantua javën e kaluar. Ky është një nivel i ndërmjetëm për të përcaktuar kufizimet kur restorantet e ngrënies mbyllin dyert e tyre në 8 të mbrëmjes dhe baret në 7 të pasdites.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *