fbpx

Të enjten, ditët me diell i lënë vendin reshjeve të shiut dhe dëborës

Moti është ende me diell sot dhe nesër (të martën), por të enjten presioni i ulët do të mbulojë Finlandën dhe moti do të bëhet më i lagësht. Sidoqoftë, reshjet e shiut mund të jenë diçka e mirë në këtë muaj.

– Reshjet e shiut janë të mirëseardhura në kuptimin që pastrojnë ajrin dhe rrisin lagështirën në natyrë. Kur të marrë pak ujë, natyra madje mund të fillojë të bëhet e gjelbër, thotë meteorologia e Yle, Anniina Valtonen.

Aktualisht, cilësia e ajrit në Finlandë është në shumë vende e papërshtatshme ose e pakënaqshme. Kjo vjen si pasojë e mbeturinave të rërës që shtronin rrugët kur ishin të mbuluara me akull e dëborë. Tani ka shumë pluhur në rrugë dhe polen në ajër. Perëndimet e diellit dhe lindjet e diellit gjithashtu kanë shkëlqyer me të kuqe në ditët e fundit për shkak të pluhurit në ajër.

Përveç kësaj, natyra aktualisht është shumë e thatë, e cila është arsyeja pse paralajmërimi për zjarre është aktiv në shumë pjesë të vendit.

Parashikimet janë ende të pasigurta për sasinë e reshjeve që priten të Enjten. Sipas Valtonen, në anën veriore të aksit Vaasa – Jyväskylä – Joensuu pritet të ketë reshje dëbore.

Ditët me dielli e kanë përfshirë Finlandën që nga java e kaluar dhe rekordi i nxehtësisë së kësaj pranvere tashmë është thyer dy herë. Termometri tregoi 18 gradë celcius të shtunën në Kaarina. Rekordi i nxehtësisë në të gjitha kohërat, i Prillit, 25.5 gradë, u regjistrua në vitin 1921, në Jyväskylä.

Megjithatë, cikli aktual i nxehtësisë, i cili zgjati rreth një javë apo më shumë, ka qenë më i ngrohtë se zakonisht. Në mënyrë tipike, temperaturat më të larta të ditës janë 10 gradë në këtë kohë të vitit në pjesët jugore dhe qendrore të vendit. Ndërsa në veri ndërmjet 2 dhe 5 gradë./Yle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: