PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Tani, çertifikatat negative në anglisht për të udhëtuar

,

Të gjithë ata që udhëtojnë drejt Finlandës nga sot duhet të pajisen me çertifikatën që nuk kanë korona. Instituti Kombëtar i Shëndetit THL rekomandoi dje që linjat ajrore të kërkojnë nga pasagjerët që udhëtojnë për në Finlandë të paraqesin një çertifikatë negative të testit të koronavirusit para se të nisen. Në këtë fazë, çertifikatat e vaksinimit nuk do të pranohen si zëvendësim për çertifikatat e testit, thotë THL.

Më së fundmi, Finlanda do të ofrojë çertifikata falas për të gjithë ata që kërkojnë të provojnë brenda dhe jashtë vendit se nuk janë të infektuar me Covid 19. Këto çertifikata do të lëshohen falas dhe kushdo mund t’i marrë online.

Qendra Rajonale Spitalore Universitare e Helsinkit (HUS) ka nisur shërbimin koronatietoni.fi (lidhje e jashtme), i cili lejon pacientët të shkarkojnë një certifikatë falas në gjuhën angleze që konfirmon një test negativ të koronavirusit.

Shumë qytetarë kanë patur vështirësi të udhëtojnë pasi në shume vende të botës nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar me një çertifikatë të lëshuar ne gjuhën finlandeze.

Autoriteti shëndetësor THL raportoi të martën se janë 400 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit në vend, duke e çuar në 54,532 numrin total të të infektuarëve të konfirmuara nga laboratori. Pak më shumë se gjysma e atyre rasteve janë parë në rrethin e Spitalit Helsinki dhe Uusimaa. Helsingi Sanomat raportoi se varianti britanik i koronavirusit po gjendej në rreth 75 përqind të rasteve të reja në Rrethin e Spitalit Helsinki dhe Uusimaa.

Ndërsa ka një të vdekur,186 persona ndodhen në spital dhe 34 prej tyre në kujdes intensiv. Qysh nga fillimi i pandemisë numërohen 734 vdekje që i atribuohen koronavirusit.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *