Suedezët shpikin mikroçipin nën lëkurë. Shërben si koronapas, apo abone për transportin publik

Kompania suedeze e teknologjisë së informacionit, Dsruptive Subdermals ka prezantuar një mikroçip (pajisje e vogël elektronike) që mbahet nën lëkurë, i cili mund të ruajë me lehtësi të gjitha llojet e informacionit, si për shembull edhe të dhënat e një pasaporte koronavirusi.

Leximi i pasaportës së koronavirusit është më pas i lehtë, edhe në derën e restorantit, vetëm duke i treguar dorën skanerit. Pajisja e hap pasaportën e koronavirusit, e cila është praktikisht një dokument në formatin PDF.

“Kjo do të thotë që unë gjithmonë kam një pasaportë korona me vete dhe ajo mund të kontrollohet me lehtësi,” thotë Hannes Sjöblad, CEO i Dsruptive Subdermals, për agjencinë e lajmeve AFP.

Çipi ngjitet nën lëkurë me një gjilpërë. Sipas prodhuesit, çipi do të mbetet funksional për dekada. Çipi kushton rreth 100 euro dhe mund të riprogramohet pa qenë nevoja të hiqet nga trupi i njeriut.

Tmerri i teoricientëve të konspiracionit

Sipas Sjöblad, çipat e kompanisë së tyre nuk mund të përdoren për të gjurmuar njerëzit. Ato mund të lexohen vetëm nga afër me anë të një skaneri.

– Çipat nuk kanë furnizim me energji elektrike, kështu që ata nuk mund të dërgojnë një sinjal në mënyrë të pavarur, thotë Sjöblad.

Nëse është e nevojshme, çipi mund të ruajë më shumë sesa thjesht një pasaportë koronavirusi, madje edhe një leje për teleferikun e skive ose një kartë transporti publik.

Dsruptive Subdermals është ende në fazat e hershme të marketingut të produktit të tyre, aktualisht i përdorur nga disa mijëra suedezë.

Besimtarët në teori të ndryshme konspirative thonë se tashmë mund të ketë miliarda çipa në trupat e njërzve, sepse Bill Gates ose ndonjë manjat tjetër i teknologjisë i ka instaluar ato te njerëzit përmes vaksinave të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: