PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Statovci propozohet për Çmimin e Letërsisë të Këshillit Nordik 2021

, ,

Shkrimtari shqiptar i Kosovës Pajtim Statovci është një nga propozimet zyrtare të Finlandës për të marrë Çmimin e Letërsisë të Këshillit Nordik 2021. Poetja Heidi von Wright është nominuar gjithashtu. Në konkurim janë kandidatë nga të gjitha vendet nordike dhe të gjitha gjuhët. Pjesë e garëz janë edhe shkrimtarët e zgjedhur në të shkuarën.

Pajtim Statovci është nominuar për veprën e tij më të fundit Bolla (Otava, 2019), me të cilën më parë ka fituar Çmimin Finlandia. Në memorandumin shpjegues, Statovci vlerësohet si një mjeshtër i gjuhës finlandeze, teksti i së cilës është “jashtëzakonisht i gjallë, shumëdimensional, fjali të vendosura mrekullisht njëra pas tjetrës, renditje befasuese e shëmbëlltyrave duke hapur horizonte të reja”.

Kandidatët e tjerë të konkursit janë Asta Olivia Nordenhof dhe Ursula Andkjaer Olsen nga Danimarka, Liv Maria Róadóttir Jæge Ishujt Faroe, Niviaq Korneliussen Greenland, Andri Snær Magnason dhe Guðrún Eva Mínervudóttir Islanda, Vigdis Hjorth dhe Lars Ingaa Vista dhe Lars Amunda Vista , Johanne Lykke Holm dhe Andrzej Tichý nga Suedia dhe Sebastian Johans nga Åland.

Çmimi i Letërsisë i Këshillit NORDIK jepet që nga viti 1962 për një vepër të shkruar në një nga gjuhët nordike.

Fituesi do të shpallet në takimin e Këshillit në Kopenhagë më 2 nëntor. Vlera e çmimit është afërsisht 40,000 euro.

Vitin e kaluar, çmimi letrar iu dha autores finlandeze, Monica Fagerholm për romanin e saj “Vem dödade Bambi?” (Kush e vrau Bambin?).

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *