Statistikat: Vitin e shkuar, vetëm 1 % humbi jetën nga koronavirusi

Agjencia kombëtare e Statistikave të Finlandës tha sot se gjatë vitit 2020, vetëm 1 në 100 vdekje u shkaktua nga sëmundja virale covid-19.
Në vitin 2020, gjithsej 55,500 njerëz vdiqën, nga të cilët 534 vdiqën nga infeksioni i virusit kovid 19. Përveç kësaj, covid 19 kontriboi në vdekjen e 68 individëve, por nuk ishte shkak kryesor dhe ndaj nuk është përfshirë ne statistika.
Më shumë se 2,300 certifikata vdekjeje ende mungojnë nga viti i kaluar.
Njerëzit e moshuar në veçanti vdiqën nga infeksioni i virusit Covid 19. Shumica e atyre që vdiqën në koronavirusi, gati 90 për qind, kishin mbushur 70 vjeç, dhe një në katër kishte mbushur 90 vjeç.
Mosha mesatare e vdekjeve nga Covid 19 ishte 84 vjeç. Ndërsa 81 vjeç ishte mosha mesatare për të gjitha vdekjet. Kishte 35 persona të moshës 60–69 vjeç që humbën jetën nga Covid 19.