Statistikat finlandeze për Covid. Sa nga të vaksinuarit më dy doza përfunduan në spital?

Shumë nga bashkëatdhetarët në Finlandë më kanë kërkuar të dhëna për numrin e të infektuarve, ndër ata që kanë marrë dy dozat e vaksinës. Si edhe për ata që kanë përfunduar në spital nga infeksioni i koronavirusit, pavarësisht vaksinave. Më së fundi, ka një përgjigje për këtë pyetje.

THL ka publikuar të dhëna për numrin e qytetarëve të infektuar që kanë patur nevojë për trajtim të specializuar në spitalet e Finlandës. Të dhënat e disponueshme i përkasin periudhës 1 shtator deri me 31 nëntor të vitit 2021. Pavarësisht moshës së tyre, është qartësisht e dukshme se sa i lartë është numri i atyre që nuk janë vaksinuar dhe kanë patur nevojë të marrin mjekim të specializuar në spital, apo të përfundojnë në pajisjet e oksigjenit dhe të trajtimit intensiv.

Për moshat e reja duket se numri i vaksinave ka patur rëndësi, pasi ndër ata që janë vaksinuar me dy dozat vetëm fare pak prej tyre kanë përfunduar në spital, ose incidenca është 0.79 ndër 100 mijë banorë të moshave nga 12 vjeç deri në 29 vjeç. Ndërkaq në spital kanë përfunduar rreth 15 herë më shumë e atyre që nuk janë vaksinuar ose incidenca është 11.55 ndër 100 mijë banorë të moshës 12 deri në 29 vjeç.

Tabela më poshtë ka të dhëna të detajuara dhe konfirmon domosdoshmërinë e vaksinimit. Bota moderne ka shpikur vaksinat si mbrojtje nga viruset dhe të vaksinuarit kanë përfituar nga mbrojtja e marrë. Grupmoshat 50-69 vjeç kanë demonstruar një imunitet 26 herë më të fortë pasi kanë marrë dy dozat e vaksinës së koronavirusit.

Secili mund të lexojë shifrat dhe të nxjerrë përfundimet që do, nëse ia vlen ose jo vaksina. Në fotografi, me ngjyrën blu janë ata që nuk janë të vaksinuar. Ata me një dozë janë me ngjyrë të hapur dhe ata me dy doza janë me ngjyrë të kuqrremtë.

Incidenca (në muaj / 100,000 persona) e atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor nga popullata e infektuar sipas moshës dhe mbulimit me vaksinim, 01.09.2021 – 30.11.2021

Mosha Të pavaksinuar Me një dozë vaksine Me dy doza vaksine
12 – 29 vjeç  11.55 1.91 0.79
30 – 49 vjeç  40.84 5.97 1.04
50 – 69 vjeç  80.27 13.84 3.08
70 +vjeç  74.99 26.72 11.35
Të gjitha moshat 51.75 11.14 3.48

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: