PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sportet dimërore. Me 5 mijë Euro në vit, Kirkkonummi futet në hartën e metropolit të Helsinkit

, ,

Informacione të përditësuara mbi mjediset sportive në natyrë të qytetit Kirkkonummi mund të kërkohen tani në shërbimin e përbashkët në internet për të gjithë zonën metropolitane të Helsinkit, ku mund të gjeni pista patinazhi dhe pista skish.

Shërbimi Ulkoliikunta.fi është një shërbim elektronik, ku qytetet Espoo, Helsinki dhe Vantaa ofrojnë informacion mbi vendndodhjen e shtigjeve të skijimit, shesheve të patinazhit, por edhe për plazhet gjatë stinës së verës.

Mirëmbajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i shërbimit online është përgjegjësi e qytetit të Helsinkit. Kirkkonummi i është bashkuar shërbimit dhe i paguan Helsinkit 5000 euro në vit për të.

Për shkak të ngricave, ka filluar sërish ngrirja e shesheve të patinazhit në Kirkkonummi. Sipas parashikimeve të Institutit Meteorologjik Finlandez dhe Foreca, ngricat do të vazhdojnë deri në fund të javës së ardhshme, por do të ketë vetëm pak borë, ndoshta vetëm 1-3 centimetër ne zonën metropolitane.

Informacionet e fitnesit mbi pistat e patinazhit mund të gjenden në shërbimin ulkoliikunta.fi, ku mund të gjeni informacione edhe për Helsinki, Espoo dhe Vantaa.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *