PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Spanjë. Finlandezi vret dhe pret në copa partneren e tij

,

Një 70-vjeçar finlandez u arrestua të enjten me dyshimin për vrasjen e partneres së tij në qytetin Torrevieja në Spanjën Juglindore.

Sipas Informacionit të publikuar nga mediat lokale, një endacak i pastrehë gjeti një këmbë të prerë në një kosh plehrash në një qendër tregtare në lagjen Aguas Nuevas të enjten pasdite.

Policia e alarmuar shkoi në vendngjarje dhe gjeti një tjetër këmbë, një dorë, si edhe një batanije me gjurmë gjaku në koshin e plehrave.

Disa orë më vonë, policisë i tërhoqi vëmendjen një 70-vjeçar finlandez, i cili u afrua i nervozuar pranë kazanëve të plehrave. Burri u arrestua dhe shtëpia e tij u kontrollua.

Pjesa tjetër e trupit u gjet në shtëpinë e finlandezit. Sipas Informacionit, viktima ishte partnerja e tij, një grua 68-vjeçare finlandeze që jetonte në të njëjtin apartament.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *