PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sot, dy protesta në përkrahje të Ukrainës. Marshim drejt ambasadës Ruse-Helsinki

, ,

Sot në Helsinki do të mbahen dy demonstrata në mbështetje të Ukrainës. Demonstrata Ne qëndrojmë me Ukrainën organizohet bashkërisht nga organizatat rinore të partive parlamentare. Qytetarët janë ftuar të mblidhen në Parkun Esplanade në orën 12:00 dhe në orën 13:00, protestuesit është planifikuar të marshojnë drejt ambasadës ruse në Tehtaankatu.

Organizatorët nuk kanë mundur të vlerësojnë numrin e pjesëmarrësve në njoftim. Nga policia e Helsinkit vlerësohet se moti i mirë mund të sjellë qindra persona në vendngjarje. Policia po përpiqet të mbajë të hapur trafikun në rrugën e e protestuesve drejt ambasadës ruse në Tehtaankatu.

Një tjetër demonstratë në mbështetje të Ukrainës do të mbahet në sheshin Mannerheim përpara Muzeut të Artit Bashkëkohor Kiasma. Protesta e Shoqatës së Ukrainasve në Finlandë fillon në orën 13:00.

Protestuesit nga sheshi do të lëvizin si një procesion drejt Statujës së Tre Farkëtarëve pranë Stockman. Përfundimi i demonstratës është paralajmëruar në orën 15:00. Organizatorët presin 100-300 demonstrues.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *