PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sondazhi zgjedhor: Në Helsinki, ekstremistët po dyfishojnë votat

,

Një sondazh i kryer nga gazeta Helsingin Sanomat gjeti se Partia e Koalicioni Kombëtar, me pak diferencë nga të tjerët është më e preferuar në Helsinki.

Partia, e cila pozicionohet si e djathtë kryesisht për çështjet ekonomike, ishte e preferuara e 23.2 përqind të banorëve të kryeqytetit, të anketuar për sondazhin, duke i dhënë asaj një avantazh gati me dy përqind krahasuar me Partinë e Gjelbër të vendit të dytë (21.3%).

Ndërsa diferencat e mbështetjes në elektorat mes dy partive dominuese në kryeqytet kanë mbetur të pandryshuara, diferenca me forcat e tjera kanë filluar të ngushtohen.

Partia e ekstremistëve të Finlandezëve të Vertetë, tregon sondazhi, ka patur rritjen më të madhe në katër vitet e fundit, pothuajse duke dyfishuar popullaritetin e saj nga 6.7 në 13.1 përqind. Me këtë përqindje ndodhet midis dy partive të majta: Social Demokratët (13.9%) dhe Aleanca e Majtë (11.5%).

Nga të anketuarit, 5.2 përqind shprehën mbështetjen e tyre për Partinë Popullore Suedeze, 4.1 përqind për Lëvizjen Tani, 2.5 përqind për Qendrën dhe 1.5 përqind për Kristian Demokratët.

Sondazhi u krye midis 17 dhe 27 maj nga Kantar TNS. Të anketuarve iu kërkua të përmendnin partinë politike ose grupin e përfaqësuar nga kandidati për të cilin do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Pothuajse tre të katërtat (73%) e të anketuarve thanë se ata patjetër do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje. Një e pesta, nga ana tjetër, deklaroi ose se nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të zbulojnë partinë e tyre të preferencës ose se ata synojnë të abstenojnë nga votimi.

Në Helsinki, 61.8 përqind e njerëzve me të drejtë vote votuan në zgjedhjet komunale të vitit 2017.

Sakari Nurmela, drejtori i kërkimit në Kantar TNS, i tha Helsingin Sanomat se pjesëmarrja përfundimtare e votuesve do të jetë e konsiderueshme për rezultatet e zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet parlamentare u pa që mbështetësit e Partisësë Finlandezëve të Vërtetë mund të vendosin në minutën e fundit nëse do të dalin për të votuar. Tradicionalisht, është menduar se Koalicioni Kombëtar bën një punë të mirë në nxjerrjen e mbështetësve të saj në qendrat e votimit. Pjesëmarrja përfundimtare e votuesve është me të vërtetë e rëndësishme dhe shkakton shumë pasiguri në përqindjet e sondazheve, ”tha ai.

Në kryeqytetin finlandez, shtoi ai, rezultati mund të varet gjithashtu nga përpjekjet e mobilizimit të të Gjelbërve dhe Social Demokratëve.

Periudha e votimit paraprak për zgjedhjet komunale do të përfundojë në 8 qershor. Dita e zgjedhjeve është më 13 qershor.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *