Sondazhi i fundit, finlandezët preferojnë Marin të mbetet kryeministre

Pothuajse 27 përqind e finlandezëve do të donin që kryetarja e socialdemokratëve Sanna Marin (sd) të vazhdonte si kryeministre pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2023, sipas një sondazhi të porositur nga Maaseudun Tulevaisuus (MT).

Sipas sondazhit të MT, Marin është opsioni më i preferuar dhe më i popullarizuar për një kryeministër të ri me 26.6 përqind mbështetje. Përveç kësaj, Marin është e vetmja kryetare, që tejkalon mbështetjen që voturesit i japin partisë.

Petteri Orpo i Partisë së Koalicionit Kombëtar (Kokoomus) në këtë sondazh mori vetëm 16.6 përqind.

Riikka Purran, kryetaren e partisë ekstremiste të Finlandezëve të vërtetë (Perussuomalainen) dota donin kryeministre rreth tetë përqind të të anketuarve.

Mbështetja për Annika Saarikko, kryetare e Qendrës (Keskusta)) është katër përqind.

Marin është veçanërisht e preferuara e grave

Marin mbështetet veçanërisht nga gratë. Mbështetja e saj mes grave ishte gati 30 përqind.

Është interesante që përkrahësit e të Gjelbërve dhe Aleancës së Majtë i japin Marinit mbështetje qartësisht më të madhe se sa i japin kryetarëve e tyre, përkatësisht Maria Ohisalo (Të Gjelbër) dhe Li Andersson (Majtas).

Sondazhi i krye nga Kantar TNS Agri nga 8 në 13 Tetor. 1,023 finlandezë të përzgjedhur rastësisht iu përgjigjën pyetjeve. Luhatja e gabimit të sondazhit është tre përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: