PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Situata më e fundit e pandemisë në Finlandë

,

Finlanda raportoi sot 1.548.850 njerëz të vaksinuar, e cila përbën 27.8% të numrit të popullsisë. Të gjitha dozat janë marrë nga 2.8 përqind e popullsisë. Gati 89 për qind e njerëzve mbi moshën 80 vjeç rezultojnë të vaksinuar.

Sot, janë raportuar 224 infeksione të reja koronare, ku pak më shumë se gjysma janë në rajonin e Usimaa, pjesë e të cilit ështe edhe Metropoli i Helsinkit. Raportohet se janë 86 161 ptë infektuar qysh nga shpërthimi i pandemisë marsin e vitit të shkuar.

Në total, ka 132 persona në spitale për shkak të koronavirusit, katër më pak se dje. Janë 32 persona në kujdes intensiv për shkak të koronavirusit, një më pak se dje. THL njoftoi se dy humbën jetën nga virusi, duke e çuar në 908 numrin e vdekjeve.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *