fbpx

Si të përditësoni Chrome dhe të shpëtoni nga sulmet online

Google ka hedhur në përdorim ​​një version të ri të Chrome. Përditësimi në versionin 89.0.4389.90 vlen për sistemet Windows, Mac dhe Linux dhe rregullon pesë dobësi të Chrome, që ishin të ndërlidhura me njëra tjetrën.

Sipas kompanisë së sigurisë Kaspersky Lab, hendeku ka të bëjë me motorin Blink të Chrome, i cili është krijuar për të shndërruar kodin HTML të faqeve të internetit në një format miqësor për përdoruesit.

Për shembull, kërcënimi ka të bëjë me aktivizimin nga të tjerë të kodeve Malicious në kompjuterin tuaj. Sulme të tilla kanë ndodhur tashmë dhe hera e fundit kur këto viruse u ngjitën tek Chrome ishte muajin e shkuar.

To access the update launch menu in English-style Chrome, choose Help> About Google Chrome.

Përditësimi nuk ndodh automatikisht. Ndaj në këtë rast, përdoruesi duhet të shtypë tre pikat në këndin e sipërm të djathtë të Chrome dhe të zgjedh Help> About Google Chrome. Kjo do të nisë automatikisht përditësimin në versionin e rregulluar 89.0.4389.90. Duhet ta mbyllni Chrome dhe ta rihapni që përditësimi të bëhet aktiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: