fbpx

Shumë të infektuar: 842. Shtohen rastet tek fëmijët nën 10 vjeç

Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL) raportoi të mërkurën 842 infeksione të reja Covid-19 nga 45 mijë mostra të testuara. Nga infeksionet, 272 u diagnostikuan në Helsinki.

Ky është numri i dytë më i lartë i infeksioneve në një ditë që nga fillimi i pandemisë. Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua të Dielën 14 Mars, me 863 raste. Shifra e së mërkurës e çon numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në 68,693.

Trë të tjerë humbën jetën duke e cuar në një total prej 804 numrin e vdekjeve të lidhura me koronavirusin. 143 është numri i pacientëve në pavijonet e kujdesit specialist dhe 56 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv

Të dhënat e siguruara nga Instituti Finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie (THL) tregojnë se ka pasur një rritje prej 250 përqind të numrit të infeksioneve tek fëmijët nën moshën 10 vjeç gjatë katër javëve të fundit krahasuar me një periudhë prej katër javësh në nëntor të vitit të kaluar .

Situata e koronavirusit në Turku mbetet serioze. Epidemia po përshpejtohet shpejt dhe shkalla e infeksionit vazhdon të rritet.

Sa i takon vaksinimit dozën e parë e kanë marrë 11.4% dhe dozën e dytë 1.6%, ose përkatësisht në numra janë 634300 dhe 86465. Në fotografi që shoqëron shkrimin janë dhënë edhe sasitë e vaksinave që pritet të mbërrijnë në Finlandë. Sipas një përllogaritjeje janë pak më shumë se 360 mijë doza deri me 4 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: