fbpx

Shtyrja e zgjedhjeve lokale, ende një mundësi

Një vendim përfundimtar mbi fatin e zgjedhjeve komunale të Finlandës të planifikuar për në Prill duhet të merret më vonë këtë muaj, sipas Kancelarit të Drejtësisë Tuomas Pöysti.

Zgjedhjet janë planifikuar të zhvillohen në 18 Prill.

Ministrja e Drejtësisë Anna-Maja Henriksson, më herët hodhi poshtë një propozim nga zyrtarët për të shtyrë ditën e votimit për shkak të frikës nga infeksioni i koronavirusit.

Ndërkohë, Arto Jääskeläinen, drejtori i zgjedhjeve në Ministrinë e Drejtësisë, tha se përgatitjet për zgjedhjet e Prillit po vazhdonin me synimin për t’i mbajtur ato në 18 Prill siç ishte planifikuar.

Situata është nën shqyrtim të vazhdueshëm, tha ai. Në një emergjencë, vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve mund të merret edhe gjatë vetë javës së zgjedhjeve, vuri në dukje Jääskeläinen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: