PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shtetrrethimi duket i pamundur. Kryeministrja Marin humb shumicën

,

Nga Lajmëtari i Finlandës

Vendimi i qeverisë finlandeze për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve ose shqip: shtetrrethimin duket se nuk do të mund të kalojë në parlament. Veç opozitës, edhe dy parti që qeverisin kanë shprehur rezerva për projektin e qeverisë

Pas takimit të koalicionit qeveritar me partitë e opozitës, duket se palët nuk kanë lëvizur shumë nga qëndrimet e tyre. Në takimin e përbashkët ata kanë dëgjuar një raport të ekspertëve mbi rrezikun e përshkallëzimit të pandemisë dhe nevojën e thellimit të masava antiCovid në zonat ku virusi është më i përhapur, sikurse janë rajoni i kryeqytetit, Turkut dhe Tamperes. Duke se ende nuk ka një draft përfundimtar të qeverisë, sipas asaj që pohuan drejtuesit e opozitës.

Për opozitën implementimi i ndalim-qarkullimit duket tepër i vështirë, pasi nuk mund të kontrollohet. Lideri i Kokoomus, Peteri Orpo tha se ne mund të besojmë se me këtë plan kufizojmë kontaktet jashtë, por si mund të sigurohemi se kontaktet njerëzore nuk do të jenë aktive brenda shtëpive.

Ndërkohë dy anëtarë të koalicionit qeveritar, partia e minoritetit suedez dhe aleanca e majtë janë shprehur qartazi kundër idesë së kufizimit të lëvizjes, edhe pak para nisjes së takimit me opozitën. Ata kanë kërkuar informacion bindës se cili do të jetë efektiviteti i këtyre masave ekstreme.

Gjithsesi, sot në prag të takimit, kryeministrja Sanna Marin, para mediave, la të kuptohet se do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje për ndalim qarkullimin. Edhe mbajtja me detyrim e maskës nuk duket se do të jetë diçka që mund të bëhet me ligj.

Qeveria duket e dakordësuar për të zgjatur kohën e mbylljes së restoranteve, kafeneve dhe bareve deri me 18 prill. Pritet sot në orët e vona të ketë një informacion më të plotë se çfarë është rënë dakord mes anëtarëve të koalicionit qveritar, të cilët vazhdojnë të jenë të mbledhur dhe në diskutime të mëtejshme në selinë e qeverisë

Zgjedhjet e ardhshme lokale që u shtynë për në qershor i bëjnë edhe më të kujdesshëm forcat politike, për të mos ngjallur pakënaqësi mes votuesve.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *