PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shpikja finlandeze: Vilë 9 metra katrorë, që e merr me vete ngado të shkosh

, ,

Shumë nga ata që kanë vila në vende turistike ankohen se peizazhi nuk ndryshon kurrë. Për ata që kanë dëshirë të pushojnë në vende të ndryshme, lajmi i mirë ështe se një shtëpi e re e çmontueshme ka hyrë në treg.

Kohët e fundit shpikjes finlandeze iu dha çmimi Life Enhacer of the Year nga revista Wallpaper.

Shpikja e vlerësuar me çmime është një vilë modulare e Space of Mind Oy prej nëntë metrash katrorë. Thuhet se është i përshtatshëm si një zyrë pune në distancë, për të jetuar normalisht ose edhe si një dhomë meditimi. Vilëza mund të transportohet kudo në natyrë. Instalimi premtohet të jetë i suksesshëm brenda një dite.

Vila është zhvilluar në bashkëpunim me firmën arkitekturore Studio Park, markën e dizajnit Made by Choice dhe agjencinë e projektimit Protos Demos.

Ideja lindi në fillimet e pandemisë së koronës, kur u kërkua një zgjidhje për bumin e turizmit në distanca të gjata dhe të shkurtra. Prodhuesi këtë vit do të fillojë të ndërtojë vilat në prodhim seri, veçanërisht për nevojat e biznesit të akomodimit.

Vilë ka marrë gjithashtu vëmendje në mbarë botën.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *