PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shpejtimi i vaksinimeve kërkon infermiere shtesë në rajonin e kryeqytetit

, ,

Më shumë infermierë nevojiten për të përshpejtuar vaksinimet e koronavirusit. Pengesa për përparimin e shpejtë të vaksinimeve të treta është mungesa e vaksinuesve, thotë në komunikatën për shtyp Distrikti Spitalor i Helsinkit (HUS) dhe Uusimaa-s.

Drejtuesit e tyre i bëjnë thirrje profesionistëve të kujdesit shëndetësor, që të vijnë për të vaksinuar qytetarët për disa javë ose kurdo që munden.

– Shpresojmë që, për shembull, profesionistët e kujdesit shëndetësor që janë në pension, në pushime të ndryshme ose në pozita të tjera, si dhe studentët në terren, që të angazhohen në vaksinime, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, thotë shefi i mjekësisë Jari Petäjä nga HUS.

Sipas njoftimit për shtyp, Hus dhe bashkitë e tjera pranë kryeqytetit ndajnë një pikëpamje të përbashkët se burimet e kufizuara të kujdesit shëndetësor duhet të përqëndrohen veçanërisht për vaksinimin.

Leena Turpeinen, drejtoreshë e shërbimeve shëndetësore dhe abuzimit me substancat në Helsinki, thotë se rritja e vaksinimit kundër koronavirusit është tani hapi i parë në frenimin e epidemisë.

– Për të pasur sukses këtu, është e rëndësishme që të vaksinohen sa më shumë njerëz. Ne duam të realizojme vaksinimet sa më shpejt, duke përfshirë vaksinimet e dozave të treta. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për shumë më shumë vaksinues në javët e ardhshme, shpjegon Turpeinen në një deklaratë për shtyp.

Petäjä thotë se me rritjen e numrit të testeve, epidemia nuk do të vihet nën kontroll.

– Vetë testimi nuk do ta frenojë epideminë, nëse nuk shoqërohet me kontroll efektiv të infeksionit. Gjurmimi i kontakteve të një personi individual të infektuar mund të marrë shumë kohë. Përdorimi i burimeve për vaksinim është një mënyrë shumë më produktive për të frenuar epideminë, thotë Petäjä.

Sipas rregullores, vaksina  ekoronavirusit jepet me injeksion nga një mjek, një stomatolog dhe një infermiere e trajnuar siç duhet, infermiere, mami dhe mjek i licencuar.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *