fbpx

Shkollarët islamikë: Vaksina gjatë Ramazanit nuk e prish agjërimin

Vaksina kundër koronavirusit dhe testi për virusin nuk ndikojnë në mbajtjen e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit. Ky ështe opinioni i shkollarëve të fesë myslimane, sipas Shoqatës Islamike të Mjekësisë në Britaninë e Madhe. Këtë përfundim e ka konfirmuar edhe Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdul Aziz Al-Asheikh, i cili ka bërë thirrje myslimanëve që agjërojnë që të vazhdojnë me vaksinimin, sipas ditës dhe orës që iu caktohet nga autoritetet mjekësore të vendit ku jetojnë.

Sipas udhëzimit të publikuar ne web-in e shoqatës (https://britishima.org/operation-vaccination/hub/statements/#FAST) vaksina nuk kualifikohet si ushqim, pasi është një injeksion në muskuj. Ashtu sikurse ata që sëmuren me koronavirus, por edhe në rast se një i vaksinuar nuk ndjehet mirë, atëherë ai duhet të ndërpresë agjërimin dhe të kërkojë mjekim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: