fbpx

Rekomandohet vazhdimi i mësimit në distancë deri në 5 prill

Grupi Koordinues i Koronavirusit për Rajonin e Uusimaa i ka rekomanduar Agjencisë Rajonale Administrative Shtetërore të Finlandës Jugore që arsimi në distancë të vazhdojë deri në Pashkë, thotë Markku Mäkijärvi, Kryeshefi i Mjekësisë i HUS. Grupi Koordinues i Uusimaa rekomandon vazhdimin e mësimit në distancë për klasat e 7-9 dhe për shkollat e mesme deri në festën e Pashkës me 5 prill.

Secila komunë vendos për këtë çështje në mënyrë të pavarur, por unë besoj se kjo do të bëhet, thotë Mäkijärvi.

Mësimi i rregullt vazhdon në shkollat ​​fillore. Organizimi i mësimdhënies do të rivlerësohet sipas situatës në 30 Mars.

Grupi i Koordinimit i Zonës Metropolitane të Helsinkit gjithashtu ka rekomanduar vazhdimin e kufizimeve dhe mësimin në distancaë per klasat e larta dhe shkollat e mesme.

Diskutimi rreth vazhdimit të arsimit në distancë ka qenë i nxehtë ditët e fundit, dhe për shembull Kryetari i Bashkisë së Helsinkit, Jan Vapaavuori (Kokoomus) Ka theksuar se si vonesa në vendimet e qeverisë e ka bërë më të vështirë për komunat që të marrin vendime.

Zgjatjen e kufizimeve që janë në zbatim aktualisht pritet ta miratojnë edhe rajonet rreth qyteteve ë Turkut dhe Tamperes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: