PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Raportohet përkeqësim i rasteve me Covid në Finlandë

, ,

Të hënën Finlanda raportoi 1,302 raste të reja Covid që nga e premtja, sipas Institutit për Shëndet dhe Mirëqenie (THL). Gjatë dy javëve të fundit ishin 6,544 infeksione të reja të konfirmuara nga laboratori koronavirus të raportuara në Finlandë, që është një rritje prej 445 në krahasim me periudhën e mëparshme dyjavore. Qysh prej fundit të gushtit kjo është hera e parë që vërehet një rritje e numrit të të infektuarëve.

Sipas THL, janë 136 persona në Finlandë të shtruar në spital me sëmundje koronavirus, nga të cilët 28 janë në kujdes intensiv.

Numri i përgjithshëm i pacientëve në spital është rritur me 14 persona që nga e Premtja, ndërsa janë katër persona më shumë në kujdes intensiv sesa të Premten.

Finlanda gradualisht ka hequr shumë nga kufizimet e lidhura me koronavirusin pasi situata e epidemisë u përmirësua dhe më shumë njerëz po vaksinohen kundër sëmundjes.

Që nga e Premtja e kaluar, kur kryeqyteti hoqi kufizimet, Finlanda nuk ka kufizime në sasinë e njërezve që mund të jenë pjesë e aktiteteve kulturore dhe sportive.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *