PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Qeveria votëbesohet në parlament. 106 pro dhe 75 kundër

,

Qeveria e kryeministres Sanna Marin mori sot votëbesimin e parlamentit me një shumicë të dukshme, e krijuar nga pesë forcat e koalicionit qeveritar. Seanca e pyetjeve me mocionin e mosbesimit u zhvillua të martën pasi u kërkua nga tre partitë e opozitës: Partia e Koalicionit Kombëtar, Lëvizja Tani dhe Partia Demokristiane.

Binte në sy mungesa në këtë aksion opozitar e ekstremistëve të Partisë së Finlandezëve të Vërtetë, pavarësisht se të gjithë deputetët e saj të pranishëm në seancën e sotme votuan kundër qeverisë.

Sipas nënshkruesve të mocionit, qeveria është e paaftë të marrë vendime për të stabilizuar ekonominë dhe të rritë përqindjen e numrit të të punësuarëve. Opozitarët theksuan mes të tjerash problemet dhe paqartësitë e qeverisë me buxhetin e dy viteve të ardhshme dhe rritjen e nivelit të borxhit publik.

Coalition Party Petteri Orpo in Parliament.  Interim vote on decisions taken by the government in the mid-term debate.

Parlamentarët e kolicionit qeverisës justifikuan politikat e tyre ekonomike për vitet e ardhshme me shpenzimet e detyrueshme të krizës së koronavirusit dhe me faktin se tani nuk është koha e duhur për të shkurtuar shpenzimet në vlerën e 1 miliard Euro.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *