PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Qeveria vendos vaksinimin preferencial deri në fund të majit

,

Qeveria ka vendosur që të ndryshojë kalendarin e mëparshëm të vaksinimit, duke përqëndruar fushatën e vaksinimit në zonat që janë më të prekura nga epidemia. Ndryshimi në furnizimin e rajoneve më të prekuar është i vlefshëm deri më 31.5.2021, thuhet në njofitimin e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë (STM)

Vaksinimi preferencial ose shënjestrimi rajonal i vaksinimit trajtohet në mënyrë të tillë që dërgesat e vaksinave Moderna që mbërrijnë në Finlandë dhe një e treta e dërgesave të vaksinave të Astra Zeneca do të shpërndahen në ato rrethe spitalore ku në 14 ditët e fundit janë identifikuar të paktën 100 të infektuar ndër 100 mijë banorë.

Aktualisht, kjo gjendje konstatohet në rrethet spitalore të Helsinkit dhe Uusimaa, Finlandës Jugperëndimore, Päijät-Häme, Kymenlaakso dhe Itä-Savo.

Për më tepër, shënjestrimi rajonal kërkon që grupet në rrezik dhe individët mbi 70 vjeç të kenë qasje në dozën e parë të vaksinës. Shënjestrimi nuk duhet të parandalojë ose të vonojë një person nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Vaksinimet përparojnë sipas grupmoshës

Pas vaksinimit të grupeve në rrezik, personelit të kujdesit shëndetësor dhe social dhe të moshuarve, njerëzit e tjerë vaksinohen në të gjithë vendin sipas grupmoshës. Vaksinat bëhen në rend zbritës të moshës: 69-60 vjeç, 59-50 vjeç, 49-40 vjeç, 39-30 vjeç dhe 29-16 vjeç.

Sipas rregullores, vaksinimet mund të bëhen edhe nga një dentist. Përveç kësaj, vaksinimi mund të bëhet edhe nga një person që po studion për degët e kujdesit shëndetësor nën mbikëqyrjen e një profesionist.

Ashtë një parakusht që studenti të ketë marrë trajnimin e duhur të vaksinimit. Më parë, vaksinimi me anti-Covid mund të bëhej vetëm nga një mjek një infermier, ose mamitë që kishin marrë trajnim për vaksinimin.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *