fbpx

Qeveria në prag kolapsi. Zgjedhjet e parakohshme, gjëja më rrallë në Finlandë

Finlanda mundet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Mediat sot kanë shkruar se qeveria e kryeministres Sanna Marin është në prag të shpërbërjes, pasi kundërshtive të shumta mes partive të koalicionit për kornizën e buxhetit të shtetit dhe politikat stimuluese të punësimit.

Kryeministrja Marin, para fillimit të mbledhjes së radhës së kabinetit tha se ka marrëdhënie të mira me kryetaren e Partisë së Qendrës, Annika Saarikko dhe një komunikim të hapur. Marin tha se nuk ka dëgjuar nga Qendra se duan të ndalin negociatat, apo se duan të tërhiqen nga qeveria. Qeveria i ka nisur debatet e ashpra të mërkurën e javës së kaluar dhe pjesë të kundërshtive kanë rrjedhur çdo ditë në media.

Nëse qeveria bie, zgjedhjet e parakohshme do të jenë të parat qysh prej vitit 1975 kur në Helsinki aprovohej karta e famshme e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë(OSBE). Atëherë Finlanda drejtohej nga presidenti “i përjetshëm” Urho Kekkonen.

Mbi të gjitha, kjo është një gjë e rrallë për Finlandën që e fitoi pavarësinë në vitin 1917. Presidenti ka urdhëruar zgjedhje të parakohshme vetëm shtatë herë: 1924 (KJ Ståhlberg); 1929 dhe 1930 (L. K. Relander); 1953 (JK Paasikivi); 1961, 1971 dhe 1975 (U. Kekkonen).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: