PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Qeveria i jep miliarda euro ushtrisë për blerjen e armatimeve të rënda

,

Timo Kivinen, komandant i Forcave të Mbrojtjes, deklaroi sot se fondet shtesë dhe blerja e pajisjeve të mbrojtjes do të plotësojë deficitet dhe mangësitë afatgjata dhe do të plotësojë kërkesat e ndryshuara të mjedisit operativ si rezultat i luftës në Ukrainë.

Financimet shtesë të qeverisë në një total prej rreth 1.5 miliardë euro do të shkojnë për prokurimin e pajisjeve ushtarake për periudhën kohore 2023–2026 për të përmirësuar aftësitë kombëtare të mbrojtjes. Projektet e sipërpërmendura do të nisin me Rritjen e Aftësive Mbrojtëse 2022 për t’u përfshirë në buxhetin suplementar pranveror, në vlerën 1.74 miliardë euro, me shtrirje deri në vitin 2027. Me buxhetin suplementar 2022, prokurimi total i pajisjeve të mbrojtjes është afërsisht 2 miliardë euro.

Financimi për blerjen përfshin armë antitank dhe anti-ajrore, pajisje luftarake, municion artilerie, materiale për mirëmbajtjen në terren dhe raketa për mbrojtjen detare dhe ajrore. Përveç kësaj, prokurimi do të forcojë inteligjencën, mbrojtjen kibernetike dhe aftësitë e padeklaruara.

Një pjesë e konsiderueshme e këtij financimi shkon për municione dhe raketa që ne i kemi tashmë në përdorim, tha Kivinen.

Në një marrëveshje kornizë, qeveria vendosi të ndajë një total prej rreth 2.2 miliardë euro në fonde shtesë për nevojat e mbrojtjes. Kjo do të thotë se buxheti për Forcat e Mbrojtjes do të rritet me rreth 788 milionë euro në vitin 2023 dhe me afërsisht 408-536 milionë euro në vit nga 2024-2026.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Antti Kaikkonen do të nisë menjëherë prokurimi i pajisjeve të mbrojtjes. “Kjo procedurë do t’i lejojë Forcat e Mbrojtjes të fillojnë të prokurojnë dhe të hyjnë në marrëveshje kontraktuale menjëherë”, tha Kaikkonen. Sipas tij, investimi në mbrojtje përgatit Finlandën që të jetë në gjendje të përballet me një konflikt ushtarak.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *