fbpx

Qeveria do të dhurojë 230 milionë Euro për artistët dhe sportistët

Qeveria ka përgatitur një paketë mbështetëse prej rreth 230 milion EUR për kulturën, artet, sportet dhe industrinë e aktiviteteve masive. Paketa është përfshirë në një buxhet tjetër shtesë, i cili do t’i jepet Parlamentit javën e ardhshme.

Qëllimi është të mbështesë krijuesit, duke krijuar kushtet për organizatorët që të krijojnë vende pune për industrinë dhe mundësi për njerëzit që të marrin pjesë në koncerte, festivale, kampionate dhe kupa, si edhe aktivitete të tjera masive, ndërsa masat e koronavirusit hiqen një pas një.

Nga pakoja, 127 milion EUR do të ndahen për kulturën dhe artin, 18.5 milion EUR për sportet dhe 85 milion EUR për industrinë e aktiviteteve në formën e një garancie për mbarëvajtjen e tyre.

Garancia është një element i ri krahasuar me paketat e mëparshme. Në të ardhmen, organizatorët e aktiviteteve mund të aplikojnë për mbështetje nga fondi i garancicë, nëse aktiviteti duhet të anulohet ose do të mbahet me një numër më të ulët spektatorësh, nga sa ishte planifikuar, për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria, ose prej situatës së sëmundjes.

65 milion EUR do të ndahen për profesionistë të pavarur në fushën e kulturës dhe ngjarjeve. Ata janë prekur më rëndë nga mungesa e subvencioneve për shkak të krizës së koronavorusit.

Ndihma u shpërndahet profesionistëve të pavarur në formën e granteve pa taksa nga komisionet rajonale të arteve, orkestrat e qyteteve, teatrot, muzetë dhe komunitetet private të artit siç janë teatrot private dhe aktorë të tjerë në fushën e artit dhe të kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: