fbpx

Propozohen kufizime shtesë për rajonin e kryeqytetit

Qendra Spitalore e Universitetit të Helsinkit (HUS) ka propozuar kufizime më të rrepta për grumbullimet publike, apo private të mbi 2 milion njerëzve në rajonin e kryeqytetit. Zyrtarët e HUS shpresojnë që kufiri i numrit të njerëzve të lejuar të rishikohet, nga dhjetë në gjashtë.

Kërkesa vjen ndërsa Uusimaa raporton një numër rekord të infeksioneve të koronavirusit, sipas të dhënave nga Instituti Finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie (THL). Sipas HUS, ishin rreth 1,650 raste të reja të raportuara në rreth në javën deri më 17 shkurt, me 368 të raportuara vetëm më 17 shkurt.

Variantet e reja të koronavirusit po përhapen me shpejtësi, paralajmëruan autoritetet.

Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë ështe diskutuar mundësia e thellimit të kufizimeve. Kufizimet pritet të përfshijnë edhe oraret e restoranteve, duke vendosur një limit për shërbimet e tyre nga ora 18.00 deri në 20.00. Fondet e qeverisë do të subvencionojnë humbjet e bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: