fbpx

Presidentja 16 vjeçare merr drejtimin e Finlandës

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Nella Salminen “mori vendin” e Presidentit finlandez Sauli Niinistö për një ditë javën e shkuar, si pjesë e fushatës globale të sponsorizuar nga #GirlsTakeover për të promovuar të drejtat e vajzave në politikë dhe biznes.

Ajo e kaloi kohën pranë presidentit, duke takuar politikanët dhe duke folur në një konferencë të veprimit për klimën.

“E gjithë kjo ditë është gjëja më e mirë që kam përjetuar në një kohë të gjatë,” tha Salminen. Adoleshentja shtoi se potenciali i vajzave duhet të njihet më mirë dhe se ato duhet të përfshihen më shumë në hartimin e politikave.

“Nuk është e drejtë që vendimet që ndikojnë shumë tek unë janë marrë nga vendimmarrësit pa pyetur opinionin e brezit tim.”

Nella gjithashtu diskutoi ndikimin e dezinformatave në internet me Niinistö. “Dezinformatat në internet janë rritur, dhe është vërtetë e vështirë të gjesh informacionin e duhur.”

Qeveria e Finlandës udhëhiqet nga kryeministrja Sanna Marin, e cila u bë mbajtësja më e re në botë e detyrës në vitin 2019, kur mori pushtetin në moshën 34 vjeçare, duke udhëhequr një koalicion prej pesë partish të qendrës së majtë, të cilat të gjitha udhëhiqen nga gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: