Policia: Dy muajt e fundit, disa karta ID janë printuar gabim. Zëvëndësimi falas

Për shkak të një gabimi në prodhimin e kartave të identitetit, një grup kartash identiteti të lëshuara në nëntor dhe dhjetor u printuan në një shabllon (model) karte që ishte hequr nga përdorimi. Kartat e identitetit të lëshuara për qytetarët finlandezë me ose pas 2 gushtit 2021 kanë një dizajn të ri që u prezantua pas një ndryshimi në Aktin e Kartës së Identitetit të kërkuar nga Rregullorja e BE-së për kartat e identitetit.

Modeli i vjetër dhe i ri i kartës duken shumë të ngjashëm. Karta e re mund të njihet nga logoja e flamurit të BE-së në skajin e sipërm majtas në pjesën e përparme të kartës dhe nga një dry i zi që simbolizon logon e BE Trustmark në anën e pasme të kartës. Këto logo nuk shfaqen në shabllonin e vjetër të kartës së identitetit. Imazhet e kartës së vjetër dhe të kartës së re të prezantuara më 2 gusht 2021 mund të gjenden në faqen e internetit të Policisë në kartat e identitetit finlandez (poliisi.fi).

Qytetarëve që janë pajisur me një kartë në shabllonin e vjetër gjatë muajit dhjetor dhe që ka datë lëshimi 2 gusht 2021 ose më vonë, duhet të kontaktojnë komisariatin e policisë së qytetit të tyre për të shkëmbyer kartën e identitetit. Një kartë e re identiteti do të jepet pa pagesë për periudhën e vlefshmërisë së kartës që do të zëvendësohet.

Nëse karta është printuar në një shabllon, i cili nuk është përdorur më në prodhim në kohën e lëshimit të kartës, mund të konsiderohet falsifikim në situatat kur karta kontrollohet dhe mbajtësi i kartës mund të ketë vonesa dhe vështirësi të tjera si rezultat. Kjo është arsyeja pse çdo kartë me defekt duhet të zëvendësohet pa vonesë.

Kartat e vjetra të lëshuara më ose përpara datës 1 gusht 2021 mund të përdoren ende normalisht. Për më tepër, kartat e identitetit pa të drejtë udhëtimi, karta e identitetit të të miturit pa të drejtë udhëtimi ose letërnjoftimi i të huajit nuk preken nga gabimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: