PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Pas Kanës, filmi finlandez përzgjidhet kandidat për tre Çmimet Evropiane

, ,

Filmi i regjisorit Juho Kuosmanen Kabina Nr. 6 ka marrë tre nominime për Çmimet Evropiane të Filmit. Filmi është nominuar për filmin më të mirë evropian, Seidi Haarla për aktoren më të mirë dhe Yuri Borisov për aktorin më të mirë. Fituesit do të shpallen në Berlin më 11 dhjetor.

Çmimet e dhëna nga Akademia Evropiane e Filmit vlerësohen shumë dhe janë cilësuar si Oscar Evropian.

Filmi i bazuar në romanin e Rosa Liksom Kabina Nr. 6, që e pati premierën më 29 nëntor, tashmë është shfaqur në kinematë finlandeze më shumë se 60 mijë herë.

Filmi u nderua me Çmimin e Madh në Festivalin e Filmit në Kanë në fillim të korrikut dhe është kandidati zyrtar i Finlandës për Oscar. 15 finalistë do të jenë në listën e ngushtë për Oscarët e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar më 21 dhjetor, nga të cilët më 8 shkurt 2022 do të përzgjidhen kandidatët zyrtarë për Oscar.

Filmi i Kuosmanen “Smiling Man” (Burri i qeshur) fitoi debutimin më të mirë evropian në European Awards 2016. Kjo ishte hera e dytë që një film finlandez shpërblehej në European Film Awards.

Çmimi i parë i dhënë një filmi finlandez në European Film Awards iu dha aktorit Matti Pellonpää për rolin kryesor mashkullor në filmin Bohemian Life (1992) të Aki Kaurismäki.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *