PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Pas 7 ditësh, qeveria arrin marrëveshjen për buxhetin

,

Pas shtatë ditësh qeveria ia doli të arrijë një marrëveshje për buxhetin e shtetit dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministrja socialdemokrate Sanna Marrin ia ka dalë që të bëjë në një mendje drejtuesit e katër partive të tjera të koalicionit qeverisës. “Së bashku me kryetarët e partive qeverisëse, ne kemi gjetur marrëveshje për çështjet më të rëndësishme, u tha Marin gazetarëve.

Marin pohoi se pati bisedime në mëngjes me kryetaren e Partisë së Qendrës, Anikka Saarikko. Pyetjes se çfarë e ndryshoi situatën pas natës së kaluar, Marin tha se “të gjithë kanë qenë fleksibël dhe ka pasur vullnet”.

Marin nuk dha detaje të pajtimit që ka ndodhur, por tha se dy ditët e ardhshme do të detajohen marrëveshjet e arritura në projektbuxhetin e ardhshëm.

Finlanda dëshiron t’i përmbahet rritjes ekonomike dhe sipas saj “Qëllimi është forcimi i financave publike.”

Maria Ohisalo, Presidentja e të Gjelbërve, gjithashtu duket se është e kënaqur me situatën dhe përgëzoi Kryeministrin.

– Marin ka sjellë në tryezë shumë propozime kompromisi dhe ka kërkuar një pikëpamje të përbashkët. Jam e kënaqur që në mes të një pandemie të tillë globale, ne mund të shohim së bashku në të njëjtin drejtim dhe të gjejjmë një dalje nga kriza, thotë ajo.

Kryetarja e Qendrës, Saarikko tha se çështja kryesore është “pajtimi i vlerave me interesat e qytetarëve në një situatë të vështirë”.

“Ne jemi të aftë për zgjidhje. Gjëja më e rëndësishme është drejtimi i duhur dhe aftësia për të rinovuar Finlandën, thotë Saarikko.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *