PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Parlamenti po shqyrton nismën e 50 mijë qytetarëve kundër pasaportës së koronavirusit

, ,

Nisma qytetare, e cila kërkon heqjen e pasaportës së koronavirusit, ka mbledhur tashmë mbi 50 mijë firma dhe është duke u proceduar në Parlament.

Sipas nismës qytetare, përdorimi i pasaportës së koronavirusit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Deklaratën Universale të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Parlamenti miratoi përdorimin e pasaportës së korona si një zgjatje e ligjit të ri për sëmundjet infektive më pak se dy muaj më parë.

Nënshkruesit e nismës kërkojnë që pavarësisht luftës kundër pandemisë, të drejtat kushtetuese të mbeten në qendër të legjislacionit.

Nisma thekson se përdorimi i pasaportës së koronavirusit është propozuar të shtrihet edhe në vendet e punës.

“Përben një kërcënim serioz për të drejtën e punës dhe të jetesës”, vlerëson nisma.

Nënshkruesit e Nismës e shohin përdorimin e pasaportës së koronës si diskriminim të qytetarëve dhe vënien e tyre në pozitë të pabarabartë.

Nisma ngre argumentin se, sipas statistikave, vaksina e koronavirusit ende nuk duket të ketë ndikuar në numrin e infeksioneve të zbuluara.

– Statistikisht ka më shumë infeksione se kurrë gjatë një pandemie, edhe pse vaksina është në përdorim prej disa muajsh me mbulim të lartë vaksinor, thuhet në shpjegimin e nismës.

Nisma për braktisjen e pasaportës dhe zgjerimin e përdorimit të saj vë në dukje se nuk ka asnjë provë afatgjatë të efekteve të vaksinës në frenimin e pandemisë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *