PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Parlamenti po ndryshon ligjet e emigracionit. Më e lehtë për t’u vendosur në Finlandë

, ,

Deputetët finlandezë do të votojnë propozimet për të dyfishuar kohëzgjatjen e qëndrimit, që studentët e huaj të mund të gjejnë një punë pas diplomimit dhe t’jua bëjnë më të lehtë rikthimin në Finlandë pasi të largohen.

Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Punësimit konfirmoi se ka propozuar një sërë ndryshimesh, dhe më e rëndësishmja, do t’u lejojnë studentëve të huaj të qëndrojnë për dy vjet, në vend të një pas diplomimit.

Ata gjithashtu do të marrin një vizë që mbulon të gjithë kohëzgjatjen e periudhës së studimit.

Aktualisht, studentëve u kërkohet të frekuentojnë rregullisht burokracinë e Shërbimit Finlandez të Imigracionit në mënyrë që të rinovojnë vizat e bazuara në studime çdo vit ose çdo dy vite.

Reforma e propozuar përfshin gjithashtu plane për të ndryshuar statusin e vizave studentore të huaja nga “B” (e përkohshme) në “A” (të vazhdueshme), duke shkurtuar efektivisht kohëzgjatjen e qëndrimit të nevojshëm për të aplikuar për shtetësinë finlandeze, krahasuar me legjislacionin aktuale.

Ministria vuri në dukje se nëse reformat miratohen, studentët do të duhet të plotësojnë të njëjtat kërkesa për qëndrim të përhershëm, si emigrantët e tjerë.

Parlamenti duhet ende të shqyrtojë dhe votojë mbi reformat e propozuara, por, nëse miratohen, ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill, sipas Jarmo Tiukkanen, një zyrtar i lartë i ministrisë.

Studentët do të mund të punonin më shumë

Reformat e propozuara kërkojnë gjithashtu zgjerimin e kufijve të numrit të orëve që studentët e huaj lejohen të punojnë nga 25 në 30 orë në javë.

Ministria vuri në dukje se kufizimet në orët javore të punës ishin kumulative çdo vit, që do të thotë se studentët mund të punonin më shumë se 30 orë në disa javë dhe më pak orë në të tjera, për sa kohë që shuma totale e orëve është brenda kufirit të lejuar.

Sipas propozimit, orët e shpenzuara në punë ose trajnime të lidhura me studimin nuk do të llogariten në limtin e orëve të lejuara të punës dhe në fakt do të jenë të pakufizuara.

Një ndryshim tjetër që do të sillnin reformat është rritja e fleksibilitetit për studentët e huaj të diplomuar që largohen nga vendi pasi mbarojnë studimet e tyre dhe më vonë vendosin të rikthehen në Finlandë.

Ndryshimet do t’u mundësojnë gjithashtu të diplomuarve të huaj të aplikojnë për leje qëndrimi të bazuara në kërkimin e punës brenda pesë viteve nga skadimi i vizave të tyre studentore. Me fjalë të tjera, të diplomuarit mund të shkojnë për të punuar jashtë pas studimeve të tyre dhe më pas të kthehen në Finlandë për të kërkuar punë, nëse dëshirojnë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *