PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Parashikimet për zgjedhjet. Kush do të jenë fituesit dhe si ndryshon pesha e vendimmarrjes

,

Qendra do të merrte shumicën e vendeve nga partitë në nëntë këshillat e qarqeve nëse votat në zgjedhjet për qarqet në 23 janari do të shpërndaheshin ashtu siç u shpërndanë votat në zgjedhjet bashkiake a komunale në qershor të vitit të shkuar.

Partia e Koalicionit do të kishte më shumë vende në gjashtë këshilla qarku, SDP në tre dhe RKP në dy këshilla qarku. Përveç kësaj, Partia e Koalicionit dhe SDP do të ndajnë vendin e parë në një këshill qarku.

Llogaritja është bërë nga Marianne Pekola-Sjöblom, menaxhere kërkimore e Shoqatës së Komunave Finlandeze.

Parashikimi i rezultateve tregon se mbështetja e Partisë së Qendrës-Keskusta, një forcë politike e krahut të djathtë do të vazhdojë të mbetet e fortë në zonat rurale në veri dhe lindje të vendit, ku popullsia është rralluar ndjeshëm vitet e fundit.

Partia e Koalicionit Kombëtar – Kokoomus, parti pro europiane dhe pro NATO e konservatorëve të qendrës së djathtë tregon se ka një mbështetje të lartë në qendrat më të mëdha urbane të vendit, si metropoli i Helsinkit (kryeqyteti Helsinki nuk është pjesë e ndarjes së re administrative, sikurse edhe rajoni autonom Åland).

Partia Social Demokrate e kryeministres Sanna Marin do të kontrollojë tre qarqe, që janë në jug dhe juglindje të Finlandës. ndërsa Partia Popullore Suedeze ruan drejtimin në dy rajone ku ka një shumicë të popullsisë finlandeze që flet suedisht. Këta nuk e konsiderojnë veten një minoritet etnik, por thjesht një minoritet gjuhësor. Pra, janë finlandezë që flasin suedisht.

Pesë parti parlamentare, Partia e Gjelber dhe Partia e Majtë – të koalicionit qeveritar dhe tre parti të opozitës, Partia e Finlandezëve të Vërtetë – PS, Kristiandemokratët dhe Lëvizja Tani – Nyt, pavarësisht se do të kenë këshilltarët e tyre në shumicën e këshillave të qarqeve nuk do të mund të kontrollojnë drejtimin e asnjë prej 21 ndjarjeve të reja administrative.

Të gjelbërtit kanë mbështetje të madhe në kryeqytet dhe zonat e mëdha urbane, ku zakonisht luftojnë për vendin e dytë me socialdemokratët, duke u renditur pas Kokoomus. PS parashikohet të jetë forcë e katërt për numrin e këshilltarëve në mbarë vendin, ndërsa partitë e tjera nuk parashikohet të arrijnë numrin 100 të këshilltarëve.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *