PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Opozita kritikon qeverinë për planet e shtetrrethimit

,

Kryetarët e partive opozitare në Finlandë kritikuan planet e qeverisë për kufizime të mundshme të lëvizjes. Pjesërisht, arsyeja e kritikave të tyre është sepse kufizimet perceptohen si të pamundura për t’u kontrolluar nga policia, apo autoritetet e tjera që do të ngarkojë qeveria.

Kryeministri socialdemokrate Sanna Marin tha sot, para fillimit të bisedimeve brenda koalicionit qeverisës mbi kufizimet në lëvizje dhe detyrimin e maskës, se do të jenë negociata të vështira, sepse çështja do të jetë e sikletshme për shumë parti qeverisëse gjithashtu. Sipas Marin, do të bisedohet rreth kufizimeve të lëvizjes në zonën metropolitane të Helsinkit dhe zonën e Turkut, si dhe mbajtja me detyrim e maskës.

Kryetarët e partive të opozitës kritikuan mënyrën e komunikimit të qeverisë me opozitën. Dy krerët e partive të mëdha të opzitës, Jussi Halla-aho i Finlandezëve të Vërtetë dhe Petteri Orpo i Partisë së Koalicionit, si edhe Hjallis Harkimo i Levizjes TANI theksojnë se opozita nuk është përfshirë më në përgatitjen e vendimeve për masat antiCovid, ndryshe nga sa ndodhi vitin e kaluar. Sipas kryetares së Kristian-Demokratëve Sari Essayah, opozita ishte e përfshirë mirë në përgatitjen e kufizimeve, por tani kalimi i informacionit nga qeveria tek opozita ka ngecur.

Lederët opozitarë thonë se ata kanë marrë informacion në lidhje me kufizimet e mundshme të lëvizjes përmes mediave dhe nuk kanë informacion edhe më të hollësishëm në lidhje me përmbajtjen e kufizimeve të mundshme. Aktivitetet e qeverisë përshkruhen madje si monopol i koalicionit qeverisës.

Pavarësisht akuzave, asnjëri prej tyre nuk tha se partia e tij do të votonte kundër kufizimeve që janë rekomanduar nga autoritetet shëndetësore. Ata këmbëngulën se qeveria ka ende masa të tjera në dispozicion para se të marrë vendim për kufizimin e levizjes së qytetarëve.

Sipas kryeministres Marin të martën qeveria do të furnizojë të gjitha partitë parlamentare me informacionin rreth situatës së sëmundjes dhe masat e nevojshme shtrënguese. Marin tha se ajo do të diskutojë gjithashtu këtë çështje me kryetarët e partive parlamentare gjatë ditës së hënë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *