Olkiluoto 3 ndez reaktorin në janar. Pas Xhamisë së Madhe të Mekës, ndërtesa më e shtrenjtë e botës

Reaktori i pestë bërthamor i Finlandës i njohur me emrin Olkiluoto 3 pritet të vihet në punë në fillim të muajit janar. Por, energjia e prodhuar prej tij pritet të furnizojë rrjetin kombëtar ne muajin qershor.

Vonesat e shumta në përfundimin e këtij projekti kanë sjellë një rritje marramendëse të kostos. Reaktori parashikohej të përfundonte në vitin 2009 dhe të kushtonte 3 miliardë Euro.

Aktualisht vlera e tij ka shkuar në 11 miliardë Euro dhe konsiderohet ndërtesa e 5 më e shtrenjtë në botë. Xhamia e Madhe dhe kompleksi i hoteleve në Mekë të Arabisë Saudite, si edhe dy projekte energjitike në Francë kanë kushtuar më shumë se centrali më i fundit bëthamor i Finlandës.

Gjysma e saj është paguar nga grupi finlandez TVO, ku shteti finlandez ështe një ndër pronarët kryesorë dhe gjysma tjetër janë humbjet e ndërtuesve gjermanë dhe francezë, përkatësisht Siemens dhe Areva. Këto kompani janë në një proces gjyqësor ndërkombëtar se kush është përgjegjësi për vonesat dhe duhet të paguajë për humbjet.

Kapaciteti elektrik i Olkiluoto 3 është 1600 megavat, që është afërsisht i njëjtë me numrin e kombinuar të Olkiluoto nr. 1 dhe nr. 2. Pas fillimit të reaktorit, pjesa e energjisë bërthamore në prodhimin e energjisë elektrike të Finlandës do të rritet nga 27% deri në 40%.

Verën e ardhshme, 30 për qind e energjisë elektrike në Finlandë do të vijë nga ishulli Olkiluoto. Në të njëjtën kohë, pjesa e prodhimit të energjisë elektrike pa dioksid karboni do të rritet në pothuajse 90 për qind, sipas kompanisë së transmetimit Fingrid. Vitin e kaluar, energjia elektrike pa qymyr tashmë përbënte 85 për qind të prodhimit finlandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: