PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Një nga tre pacientët me Covid në spital ka marrë dy doza vaksine. Ja arsyeja

,

Iltalehti raporton se numri i pacientëve të shtruar në spital që kanë marrë dy doza të vaksinës koronare është në rritje në Distriktin Spitalor të Helsinkit dhe Uusimaa (Hus). Javën e kaluar ishin gjithsej nëntë prej tyre që po trajtoheshin në spitalet e zonës. Sot, përqindja e pacientëve të vaksinuar dy herë është 35%.

Sipas ndihmës-kryemjekës së Heva, docente Eeva Ruotsalainen, presioni i infeksionit prek tani jo vetëm ata që nuk janë vaksinuar, por edhe ata që janë vaksinuar, sepse virusi qarkullon qartë më shumë seç duhet.

Ruotsalainen thotë se përqindja e atyre që nuk ishin vaksinuar më herët në vjeshtë në pavionet e kujdesit të specializuar në zonën e Hus ishte në intervalin 70-90 për qind. Tani shifra përkatëse është rreth 60 për qind.

Përqindja e atyre që janë vaksinuar dy herë në mesin e atyre që trajtohen në spital është rritur.

Ruotsalaineni thotë se javën e kaluar, të gjithë ata që u shtruan në spital ishin me sëmundjetë tjera dhe/ose të moshuar, me mbrojtje më të ulët nga vaksinat. Asnjëri prej tyre nuk kishte më shumë se gjashtë muaj nga doza e dytë e vaksinës.

– Tani për tani, është një gjë vërtet e rëndësishme dhe thelbësore që popullata mbi 60 vjeç dhe ata në rrezik të marrin vaksinën e tretë, thotë Ruotsalainen për Iltalehti.

Ajo i këshillon të gjithë ata që kanë të drejtë të marrin dozën e tretë të vaksinave që të marrin vaksinën. Ajo gjithashtu thekson se në Finlandë ka ende rreth 1.4 milionë njerëz plotësisht të pavaksinuar. Disa prej tyre janë nën moshën 12 vjeç për të cilët ende nuk ka vaksinë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *