fbpx

Një ekstremist në parlament, pasi Vartiainen zgjidhet kryebashkiaku i Helsinkit

Pasi deputeti Juhana Vartiainen i Partisë së Koalicionit Kombëtar do të marrë postin e kryetarit të bashkisë së Helsinkit pas fitores së partisë në zgjedhjet lokale të dielën, njeriu që do ta zëvendësojë atë si deputet është i njohur për qëndrimet e tij kundër emigrantëve dhe myslimanëve

Ndërrimi i vendeve në parlament është tregues i qartë i dy rrymave të forta në Kokoomus: Vartiainen është një liberal që dikur ishte në Partinë Soacial Demokrate, ndërsa Kaleva ka bërë temë kryesore imigracionin dhe në veçanti kritikat ndaj Islamit.

Në një intervistë dhënë gazetës Iltalehti, Atte Kaleva përcaktoi pozicionin e tij mbi azilin dhe imigracionin në Finlandë, duke thënë se temat do të ishin përparësia e tij në Parlament.

“Ne duhet të krijojmë një standard të ri për ata që duan të vijnë në Finlandë dhe të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Nëse zbulohet se një person nuk dëshiron të integrohet, ata lehtësisht duhet të nxirren jashtë vendit,” i tha ai gazetës.

Në 2012 Kaleva dhe gruaja e tij udhëtuan në Jemen, pavarësisht këshillimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe më pas u rrëmbyen. New York Times raportoi se miliona dollarë iu ishin paguar rrëmbyesve në shpërblime.

Kaleva adresoi gjithashtu një video të diskutueshme të mediave sociale të botuar më parë këtë vit, në të cilën ai shprehu një “ëndërr të një Helsinki pa komunistë”.

Sipas Iltalehti, reagimet mbi videon indirekt çuan në dorëheqjen e ish-kandidates për kryetare të Partisåe së Koalicionit Kombëtar, Kirsi Piha në muajin maj. Piha u sulmua në internet pasi kritikoi videon dhe dorëheqjen e saj e motivoi si kundërshtim ndaj frymës së intolerancës dhe ekstremizmit që vërehet në atë parti dhe në spektrin e djathtë të politikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: