fbpx

Nga nesër, çertifikata e BE falas në Omakanta

Nga nesër të gjithë ata që kanë bërë vaksinën do të mund të marrin onlinë çertifikatën e vaksinës në formatin e rënë dakord mes vendeve të Bashkimit Europian. Çertifikatën mund t’a printoni online ose ta ruani në telefonin tuaj për t’a treguar kurdo që ju kërkohet nga autoritetet kur udhëtoni jashtë Finlandës. Çertifikata do jetë falas, por duhet të përdorni sistemin Omakanta.

Në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar autoriteteve shëndetësore në mbarë vendin i ështe lëne afat që deri me 14 korrik të jenë përditësuar të gjitha të dhënat për ata që kanë marrë vaksinën, apo kanë kaluar sëmundjen e koronavirusit. Ministria udhëzon që për ata që nuk mund të kenë akses në sistemin Omakanta, klinikat duhet të ofrojnë një çertifikatë të printuar falas.

Çertifikata e BE-së do të zëvendësojë çertifikatën kombëtare, që në Finlandë është lëshuar qysh prej 26 majit. Kur udhëtoni jashtë Finlandës duhet çertifikatë e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: