PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Nesër, Suedia dhe Finlanda dërgojnë delegacionet në Turqi. Erdogan ka bërë gati marrëveshjen me kushte

, ,

Nesër, Finlanda dhe Suedia do të dërgojnë delegacionet e tyre në Turqi për të diskutuar anëtarësimin në NATO, thotë ministri i Jashtëm Pekka Haavisto. Pekka Haavisto foli për këtë në një panel diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Sipas Haavisto, delegacionet do të udhëtojnë në Ankara, kryeqyteti i Turqisë.

Turqia ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar ndër të tjera vendet për “strehim të terroristëve”, duke përmendur ndër të tjera edhe organizatën guerile kurde PKK.

– Kemi kuptuar se Turqia ka shqetësimet e veta të sigurisë në lidhje me terrorizmin. Ne besojmë se kemi përgjigje të mira për këto pyetje sepse jemi pjesë e luftës kundër terrorizmit. Ne besojmë se këto çështje mund të zgjidhen, tha Haavisto në një panel diskutimi.

– Këtu mund të ketë edhe çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me Finlandën dhe Suedinë, por më shumë me anëtarët e tjerë të NATO-s. Jam i bindur se me një frymë të mirë, NATO mund t’i zgjidhë edhe këto çështje, vazhdoi Haavisto.

Dy herë në Turqi këtë pranverë

Gatishmëria për të pritur delegacionet në Ankara ështe një zbutje e qëndrimit turk krahasuar me javën e shkuar kur deklaruan se as të mos lodhen suedezët dhe finlandëzët të dërgojnë diplomatë për të biseduar.

Haavisto tha se ai kishte vizituar Turqinë dy herë këtë pranverë dhe kishte pasur shumë bisedime me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu.

– Nuk ka pasur probleme në ato diskutime, tha Haavisto.

Sipas komunikimeve të Ministrisë së Jashtme, negociatat në Turqi po zhvillohen në nivel zyrtar. Burimet e Ministrisë nuk ranë dakord për të hedhur dritë mbi përbërjen ose madhësinë e delegacionit finlandez.

Turqi: Ankaraja ka përgatitur një “draft marrëveshje” për Suedinë dhe Finlandën

Sipas Ministrisë së Jashtme turke, delegacionet do të takohen me zëdhënësin e Erdoganit, Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e jashtëm turk, Sedat Önal në Ankara.

Ministri i Jashtëm Cavusoglu tha për mediat turke, sipas agjencisë së lajmeve AFP, se Ankaraja kishte përgatitur një “draft marrëveshje” për Suedinë dhe Finlandën, si bazë për negociatat.

Sipas revistës turke HaberTurk, Çavuşoğlu tha se Turqia dëshironte të binte dakord me shkrim për masat që kërkonte nga Finlanda dhe Suedia.

– Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e terrorizmit. Ne duam një marrëveshje me shkrim për veprime konkrete, tha Çavusoglu, sipas HaberTurk.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *