PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Nesër fillon afati i aplikimit për VALMA dhe shkollat e mesme dhe ato profesionale

, ,

Periudha e aplikimit për të gjithë ata që duan të vazhdojnë shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale fillon nesër me 22 shkurt deri me 22 mars. Ata që po përfundojnë shkollat 9 vjeçare, por edhe të gjithë të tjerët që duan të vazhdojnë arsimin e mesëm duhet të plotësojnë formularin e përbashkët .

Aplikacioni përfshin edhe TUVA, program përgatitor për të vazhduar arsimin, që njihet ndryshe si klasa e dhjetë, si edhe programin VALMA, i dedikuar për emigrantët dhe ata që nuk e kanë finlandishten gjuhë të tyre dhe që duan të vazhdojnë më tej me studimet në arsimin profesional dhe arsimin e mesëm .

Gjithashtu, një aplikim i përbashkët mund të përdoret edhe për të kërkuar mbështetje të veçantë për arsimin, pra në shkollat speciale profesionale dhe trajnimin TELMA.

Formulari i aplikimit plotësohet në faqen e internetit opintopolku.fi.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *