Mungesa dhe vonesa në spitale. Helsinki, Tampere dhe Turku kanë mbingarkesë

Varianti Omicron i Koronavirusit që përhapet me shpejtësi po shkakton mbingarkesë në spitalet në Uusimaa, Turku dhe Tampere, informoi Yle këtë mëngjes.

Sipas Laura Pikkarainen, kryemjeke e Spitalit të Helsinkit, më shumë pacientë po vijnë në spital se asnjëherë më parë gjatë epidemisë.

– Urgjencat janë qartësisht të mbingarkuara si me pacientët e tjerë ashtu edhe me pacientët e koronavirusit. Edhe pse ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për t’i çuar pacientët nga dhoma e urgjencës në kujdesin pasues, për fat të keq ka edhe një vonesë, thotë Laura Pikkarainen për Yle.

Koronavirusi ka shkaktuar edhe shumë mungesa, duke shkaktuar vonesa në ambulanca p.sh.

Sipas Juhani Sand, kryemjeku i Distriktit Spitalor Pirkanmaa (Rajoni i Tampere), ka shumë pacientë të infektuar në urgjencë dhe pavionet janë të mbingarkuar si në spitalet e kujdesit të specializuar ashtu edhe në qendrat shëndetësore.

– Situata në reparte dhe në urgjenca është veçanërisht shqetësuese. Fatmirësisht, situata në repartet e kujdesit intensiv është e moderuar, thotë Sand.

Në Finlandën Jugperëndimore, nevoja për kujdes spitalor ka mbetur e tolerueshme, thotë Mikko Pietilä, kryeshefi Mjekësor.

– Në pavionët e kujdesit intensiv, presioni madje është ulur deri diku, por në repartet e tjera të kujdesit situata është mbingarkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.