PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Miliarderi Elon Musk tallet me kryeministren e Finlandës

, ,

Njeriu më i pasur i botës ka gjetur kohë të tallet me kryeministren e Finlandës në një postim që ka bërë në llogarinë e tij personale në Twiter. Në një meme fotografi, në një bar një djalë pyet një vajzë se: “Çfarë pune bën?”. Ajo i përgjigjet se është kryeministre e Finlandës. Ai pyet sërish: Çfarë?

Postimi i tij është pëlqyer nga më shumë se 218 mijë persona, është ripostuar nga 16 mijë të tjerë dhe nën fotografi shikohen më shumë se 8500 komente.

Për shumë ky është një imazh i keq për Finlandën dhe një opinion negativ për kryeministren e Finlandës, Sanna Marin e cila pranoi publikisht se kishte gabuar një fundjavë më herët kur shpenzoi natën me burrin dhe miqtë e saj në një restorant dhe bar të kryeqytetit, ndërsa kolegu i saj kishte dalë i infektuar me koronavirus.

Ky është postimi i parë i miliarderit amerikan për Finlandën. Për shumë në Finlandë ky është një koment seksist dhe jo korrekt për njerëz të emancipuar.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *