PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Migri shpejton lëshimin e lejeve të punës. Tani jepen për 77 ditë

, ,

Shërbimi Finlandez i Emigracionit (Migri) thotë se e ka bërë procesin e marrjes së një leje qëndrimi të punës për të huajt më të shpejtë dhe më efikas në vitin 2021 në krahasim me vitin e kaluar.

Në një njoftim për shtyp, agjencia deklaroi se ndërsa koha mesatare e përpunimit për një leje qëndrimi të bazuar në punësim ishte 143 ditë në vitin 2020, ajo është zvogëluar në 77 ditë këtë vit.

Sipas Migrit, qëllimi është që aplikantëve t’u jepet leja brenda një muaji deri në vitin 2023. Agjencia kërkon ta arrijë këtë nëpërmjet rritjes së automatizimit dhe zhvillimit të praktikave më efikase të përpunimit të lejeve.

Shërbimi i Emigracionit gjithashtu pretendon se këtë vit specialistëve ,të tillë si ekspertëve të IT -së, iu dhanë leje qëndrimi më shpejt se kurrë më parë, duke marrë një vendim për lejen mesatarisht brenda 16 ditëve, krahasuar me 22 ditë në vitin 2020.

Aktualisht, lejet e bazuara në punë rishikohen së pari nga Zyrat e Zhvillimit Ekonomik (TE- Toimisto), pas së cilës ato dërgohen në Migri për miratim. Ky i fundit kohët e fundit është përballur me reagime të ashpra për radhët e gjata në pikat e shërbimit dhe kohën e gjatë të përpunimit të lejeve.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *