PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Metereologët: E premtja, një ditë dimri. Borë dhe shi. Kujdes me makinën

,

Moti i bukur dhe me diell pranveror do t’i lërë vendin nesër një dite dimri të vërtetë. Të premten, situata e drejtimit të automjeteve do të jetë e vështirë pothuajse në të gjithë vendin.

Do të bjerë borë, shi, si dhe borë me shi, ndërsa era do të jetë shume e fortë dhe hera-herës e rrezikshme.

Sot, presioni i ajrit në Finlandë ka qenë i lartë në të gjithë vendin, ndërsa presioni i ulët po i afrohet vendit nga perëndimi.

Presioni i ulët nga Atlantiku sjell me vete shira dhe erëra të forta. Në Åland, Finlandën Jugperëndimore dhe Satakunta kemi një paralajmërim të erërave të forta, sipas Institutit Meteorologjik të Finlandës.

Shpejtësia e erës mund të arrijë në 20 metra në sekondë.

Ngarja e makinës është pothuajse e vështirë në të gjithë vendin. Vetëm këndi jug-perëndimor i vendit dhe Laplandi verior nuk janë përfshirë në paralajmërimin e kushteve të rënduara të rrugës.

Reshjet e dëborës do të fillojnë që në orët e para të mëngjesit, por sasia e tyre ka të ngjarë të jetë e ulët. Pritet deri në 5 centimetra në Jug dhe në pjesën qëndrore të vendit. Në jug, parashikohet që të bjerë shi pasdite dhe në mbrëmje.

Qendra e presionit të ulët po lëviz përgjatë bregdetit lindor të Suedisë drejt veriut dhe përfundon në Lapland të shtunën.

Metereologët thonë se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe të shtunën, por në Perëndim do të jetë kryesisht me diell. Ndërsa dita e dielë është me shi.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *