Mësuesit pranojnë marrëveshjen për rritjen e pagave. Infermierët vazhdojnë betejën sindikale

Mosmarrëveshjet për rritjen e pagave mes sindikatave dhe pushteti lokal po shkojnë drejt fundit. Sindikata JHL ka miratuar rezultatin e negociatave për rritjen e pagave, kryesisht për mësuesit dhe edukatorët. Sindikatat e tjera tashmë kanë rënë dakord për marrëveshjen.

Drejtuesit sindikalistë të JHL-së diskutuan dhe miratimin rezultatin e negociatave të mërkurën në mëngjes. Palët e tjera kontraktuese, përkatësisht Juko, KT dhe Sindikata Jyty, e cila është pjesë e Sindikatës së Sektorit Publik JAU, tashmë e kanë miratuar rezultatin.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes kërkonte miratimin e  të gjitha palëve. Të hënën palët arritën marrëveshje për marrëveshje të re kolektive mes komunave dhe rajoneve. Përmbajtja e tyre ende nuk është bërë publike.

Kjo marrëveshje nuk i përfshin dy sindikatat e infermierëve dhe punonjësve të tjerë kujdesit shëndetësor Superia dhe Tehy, pasi ato nuk ishin të përfshira në lidhjen e marrëveshjes. Kështu, ata mund të vazhdojnë akoma grevat e tyre. për paga më të larta, nëse nuk dakordësohen me rezultatin e këtyre negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.