fbpx

Mësimi në distancë ndalon një javë pas Pashkës

Zona Metropolitane e Helsinkit po përgatitet të rikthejë gradualisht në normalitet mësimdhënien së shkolla një javë pas festës së Pashkës, thotë Grupi i Koordinimit i Zonës Metropolitane të Helsinkit. Grupi përfshin qytetet e Helsinkit, Espoo dhe Vantaa, Institutin e Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), Rajonin e Spitalit të Helsinkit dhe Uusimaa (HUS) dhe Agjencia Rajonale e Administratës Shtetërore të Finlandës Jugore. Vendimi do të komunikohet edhe në një konferencë për shtyp.

Klasat e nivelit të lartë të shkollave fillore, pra nga klasa e 7-të deri në klasën e 9-të do të vazhdojnë mësimin online nga shtëpia edhe javën pas Pashkëve. Pra nga data 6 deri me 9 prill. Dhe më pas do të vijnë rregullisht në shkollë për të ndjekur mësimin në auditore.

Shkollat ​​e mesme do të vazhdojnë mësimin në distancë deri në mes të prillit. Pas kësaj, kalojnë në një model hibrid, ku gjysma e nxënësve janë në shkollë dhe gjysma tjetër online nga shtëpia.

Shkollat ​​profesionale vazhdojnë mësimin në distancë për aq kohë sa edhe shkollat ​​e mesme, dhe pastaj kalojnë në modelin e tyre hibrid.

Kryetari i Komunës së Helsinkit, Jan Vapaavuori, Kryetari i Komunës së Espoo, Jukka Mäkelä, Kryetari i Komunës së Vantaa, Ritva Viljanen dhe Kryeshefi i Mjekësisë i HUS Markku Mäkijärvi do të jenë të pranishëm në konferencën për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: