PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Më pak pushime verore për fëmijët?! A është e vërtetë se greva do të zgjasë me një javë përfundimin e shkollës?

, ,

Greva e mësuesve dhe edukatorëve ka hyrë në ditën e dytë. Ndërkohë mes nxënësve ka filluar të qarkullojë një opinion se shkollat këtë vit do të mbyllen më vonë. Me fjalë të tjera, përmbushja e programit mësimor mund të kërkojë zgjatjen e mësimit edhe një javë, kur dihej se pushimet do të filllonin me datë 6 qershor.

E përditshmja HS informon se drejtoritë arsimore të Helsinkit dhe Espoo-s nuk kanë një përgjigje të qartë. Ata thonë se vlerësimin e nevojës për të zgjatur kalendarin mësimor do ta bëjnë pas përfundimit të grevës.

Ndërsa drejtuesit e arsimit në qytetin e Vantaa-s shprehen se zgjidhjet që po zbatojnë për të vazhduar mësimin e rregullt për klasat e para dhe të nënta, si edhe për grupet e fëmijëve me nevoja të veçanta, nuk e bëjnë të nevojshme një shtyrje të ditëve të shkollës, duke marrë nga ditët e pushimeve. Gjithsesi, kusht ështe moszgjatja e grevës përtej datës 9 maj.

Greva e punonjësve të pushtetit lokal ka filluar në 3.5 dhe zgjat deri në 9.5. Qytetet e përfshira në grevë janë Helsinki, Espoo, Vantaa, Kauniainen, Jyväskylä, Kuopio, Oulu, Rovaniemi, Tampere dhe Turku. Greva në sektorin e arsimit privat prek Helsinkin dhe Tampere. Shkollat ​​private janë në grevë deri në orën 10.5.

Grevat mund të përfundojnë më herët se sa ishte paralajmëruar nëse palët pranojnë propozimin e zgjidhjes. Greva mbyll shërbime të shumta në Zonën Metropolitane të Helsinkit, përveç shkollave dhe kopshteve. Aktivitetet e mëngjesit dhe të pasdites nuk organizohen. Në nivelin e shkollave të mesme, mësimdhënia mund të organizohet kryesisht si mësim në distancë ose studentët studiojnë në mënyrë të pavarur.

Pishinat, objektet e brendshme sportive, objektet rinore, bibliotekat dhe muzetë e qytetit janë kryesisht të mbyllura dhe ngjarjet kulturore janë anuluar ose shtyrë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *