Mblidhet qeveria. Në fokus, zgjerimi i përdorimit të pasaportës së koronavirusit

Qeveria është mbledhur në takimin e radhës për të shqyrtuar masat e reja emergjente për koronavirusin. Kryeministrja Sanna Marin është duke e ndjekur mbledhjen nga interneti, pasi është e sëmurë me simptoma të gripit dhe ende nuk ka marrë një pergjigje të testit të kronavirusit.

Ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka kërkuar që përdorimi i pasaportës së koronavirusit të bëhet i detyrueshëm në mbarë Finlandën. Projektligji nuk ishte gati sot për t’u miratuar në parlament, por ajo tha se projekti po shqyrtohet në ministritë e linjës. Ajjo propozoi një takim të qeverisë me punëdhënësit dhe sindikalistët për ta bërë pasaportën e koronavirusit të detyrueshme.

Duke hyrë në godinën e qeverisë, kryetarja e qendrës dhe ministrja e Financave Annika Saarikko u shpreh mirënjohëse ndaj atyre që kanë marrë vaksinat.

-Është një gjë e mirë dhe falë saj ne kemi mundur të hapim Finlandën këtë vjeshtë.

Saarikko tha se finlandezët që nuk janë vaksinuar tani janë në rrezikun më të madh, gjë që reflektohet edhe në nevojën për kujdes intensiv.

-Merreni seriozisht këtë situatë, veçanërisht lajmet për një variant të ri të virusit, omikronit.

Sipas Saarikko, informacioni në lidhje me variantin e ri është ende shumë i fragmentuar.

-Është vërtet e vështirë të gjykosh se si do të ndikojë në të ardhmen.

Saarikko deklaroi se, për fat të keq, shumë finlandezë nuk e konsiderojnë të nevojshme vaksinimin për një arsye ose një tjetër.

Sipas saj, mbledhja e qeverisë synon të trajtojë të paktën vaksinimin e stafit mjekësor, i cili është bërë një shqetësim për qytetarët. Një çështje tjetër më e madhe në të cilin Saarikko tha se donte të fokusohej, lidhet me përdorimin e një pasaporte koronavirusi.

-Sidomos për zgjerimin sa më të shpejtë të përdorimit të tij, pasi është mënyra më e mirë për ta mbajtur Finlandën të hapur. Nga ana tjetër, është edhe financiarisht i qëndrueshëm.

Me këtë, Saarikko theksoi se me pasaportë mund të mbahen restorante të hapura dhe të organizohen ngjarje kulturore.

Saarikko tha se do të mbështeste rajonet në zgjidhjet që do të rrisnin masat kufizuese, por masat mund të braktiseshin duke futur një pasaportë korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: